Kosova

Vazhdon fluksi i kosovarëve drejt Shqipërisë

Mijëra shqiptarë të Kosovës i janë drejtuar edhe këtë të diel bregdetit shqiptar. Radhë të gjata automjetesh janë krijuar që në orët e para të mëngjesit në Morinë

Vetëm të premten dhe të shtunën, sipas informacioneve nga pika kufitare, kanë hyrë në vendin tonë 50 mijë persona nga Morina, ndërsa vetëm paraditen e së dielës (8 gusht) ka pasur një fluks prej 25 mijë qytetarësh, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.

Për të shmangur pritjet e gjata, dogana shqiptare po punon me kapacitete të plota, por edhe me procedura të përshpejtuara.

Edhe në Rrugën e Kombit tek Ura e Drinit në hyrje të Kukësit, janë krijuar radhë të gjata. Fluksi i udhëtarëve është shtuar edhe në Kakavijë, ku janë ka pasur 8813 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 6186 në hyrje, dhe 2627 në dalje

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 4963 dhe kanë dalë 1960 shtetas të huaj dhe shqiptarë, dhe Në Qafë-Thanë, kanë hyrë 6382 dhe kanë dalë 3860 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Përgjatë sezonit turistik ka pasur dhe vijon të ketë fluks shumë të madh të turistëve dhe pushuesve që vijnë në vendin tonë. Vetëm gjatë muajit korrik 2021 janë përpunuar në hyrje-dalje në PKK Morinë rreth 1.2 milionë shtetas dhe 356 mijë mjete, 3 herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit 2020.