Shqipëria

Vazhdon debati në Shqipëri për Shqiponjën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar debatin për heqjen e simbolit të Shqiponjës nga sheshi me të njëjtin emër në rreth-rrotullimin e Doganës në Tiranë.

“Kadriu ati, biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit, ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman, që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia”, ka shkruar Rama, duke iu përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, përcjell albinfo.ch.

Të dielën, Basha akuzoi Ramën se çdo gjë që nuk sjell para në xhepat e tij dhe oligarkëve i duket vulgaritet.