Lajme
Vazhdon alarmi për mungesën e grurit dhe rrezikut nga uria
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëron se miliona njerëz në mbarë botën mund të vdesin nga uria, nëse Rusia nuk e lejon Ukrainën të eksportojë grurë nga portet e saj.
“Ne nuk mund të eksportojmë grurë, misër, vaj vegjetal dhe produkte të tjera që kanë luajtur një rol stabilizues në tregun global”, tha Zelensky në një fjalim video të regjistruar në Gala 100 Time, siç raportohet nga CNN.
“Kjo do të thotë se, për fat të keq, dhjetëra vende mund të përballen me mungesë fizike të ushqimit. Miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse bllokada ruse e Detit të Zi vazhdon”, tha presidenti ukrainas.
Udhëheqësit globalë kanë dënuar bllokadën nga forcat ruse në portet kryesore në Ukrainë, duke përfshirë Mariupolin në Detin e Azov dhe Odesan në Detin e Zi, që ka lënë më shumë se 20 milionë tonë drithë të bllokuar brenda vendit. Marina e Ukrainës tha të hënën se rreth 30 anije dhe nëndetëse ruse vazhduan bllokadën e transportit civil në Detin e Zi.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera Rastet e gripit janë shtuar në Zvicër gjatë javëve të fundit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit...
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit