Kosova
Vazhdon aksioni “Subvencioni 2021”, arrestohet edhe një zyrtar
Policia e Kosovës, Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka vazhduar me aksionin “Subvencioni 2021”, ku kësaj radhe ka arrestuar zyrtarin e Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë me inicialet A.B.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë, Mehdi Mulaj.
Mulaj ka thënë se zyrtari i kësaj drejtorie është marrë dje nga policia.
“Po është marrë dje. Na është thënë që i duhet ta shoqërojnë në stacion policor në Prishtinë dhe nuk na kanë treguar diçka më shumë”, ka thënë Mulaj.
Aksioni policor “Subvencioni 2021” ka nisur javën e kaluar në Ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë, për të vazhduar në disa lokacione të tjera të vendit.
Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 400 mijë euro, vetura, telefona, laptopë e kompjuterë.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch