Kosova

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare në dalje të Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës në përditësimin e fundit të të dhënave, ka bërë të ditur se po vazhdojnë pritjet e gjata në dalje të Kosovës.

Pika më e ngarkuar po vazhdon të jetë ajo në Merdarë ku pritjet janë deri në pesë orë (280-300 minuta).

Te Dheu i Bardhë pritjet janë mbi dy orë e gjysmë ndërsa në dalje të Kosovës përmes pikës në Muçibabë pritjet shkojnë deri në dy orë, transmeton albinfo.ch.

Në Mutivodë pritjet janë deri në dy orë ndërsa në Jarinje nga 45 deri në 50 minuta.