Kosova

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare në dalje të Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, përkatësisht Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në disa prej pikave kufitare në dalje të Kosovës, po vazhdojnë pritjet e gjata.

Sipas përditësimit të fundit pritjet më të gjata janë në Merdarë mbi 3 orë (180-200 minuta), transmeton albinfo.ch.

Në dalje të Kosovës në Jarinje pritjet variojnë nga 70 deri në 90 minuta ndërsa në hyrje përmes kësaj pike pritjet shkojnë deri në një orë.

Në pikën kufitare Muçibabë për të dalë nga Kosova, pritjet janë deri në një orë.

Te Dheu i Bardhë pritjet në hyrje të Kosovës janë deri në 40 minuta ndërsa në dalje 30 minuta.