Lajme

Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar dhe pika të tjera kufitare

Të shumtë ishin mërgimtarë të cilët erdhën për festat e fundvitit në Kosovë, tanimë kanë përfunduar pushimet e tyre dhe kanë nisur të kthehen, përcjell albinfo.ch.

Edhe gjatë ditës së sotme raportohet për kolona nëpër pikat kufitare.

Duhet theksuar se në pikën kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë raportohet për kolona më të gjata. Në dalje të Merdares sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolonat janë deri në 900 metra që i bie 90 deri në 120 minuta pritje për të kaluar këtë pikë kufitare.

Ndërkohë, rreth një orë po presin bashkatdhetarët që po kalojnë në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Kolonat në këtë pikë kufitare raportohet të jenë deri në 700 metra.

Ndërsa kolona në pikën kufitare në Muçibabë është 100 metra, ndërsa në Jarinje 50 metra.