Kosova

Vazhdojnë pritjet e gjata në hyrje të Kosovës, deri në dy orë në Jarinje e te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në përditësimin e fundit në kuadër të faqes zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, ka bërë të ditur se në hyrje të Kosovës, në disa prej pikave kufitare, po vazhdojnë pritjet e gjata.

Për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë dhe Jarinje pritjet shkojnë deri në dy orë, transmeton albinfo.ch.

Pritje të gjata në hyrje të Kosovës nga një orë deri në një orë e gjysmë janë regjistruar edhe në Bërnjak.

Në Muçibabë pritjet shkojnë deri në 50 minuta, ndërsa në Merdar deri në gjysmë ore.