Lajme

Vaud do të fillojë të ofrojë vaksina përforcuese për të gjitha moshat

Ashtu si të gjitha kantonet, vaksinat përforcuese të Vaud-it janë rezervuar për njerëzit mbi 65 vjeç, si dhe ata që vuajnë nga sëmundje të rënda kronike, transmeton albinfo.ch.

Nga 6 dhjetori, megjithatë, njerëzit e moshës 50 vjeç e lart do të mund të marrin doza të treta, të ndjekur nga ata 16 vjeç e lart nga 13 dhjetori, njoftoi kantoni.

Neuchàtel, Berna dhe Graubünden po ofrojnë gjithashtu përforcues për njerëzit nën 65 vjeç, por kantonet e tjera ende nuk kanë njoftuar se kur do të fillojnë ta bëjnë këtë.