Integrimi
«Vatra» feston kuq e zi në Cyrih
28 Nëntori dhe Dita e Flamurit po festohet me disa aktivitete në Cyrih, Bernë dhe në të gjitha qytetet e Zvicrës ku jetojnë shqiptarët.
Kështu në Cyrih është organizuar të dielën një manifestim festiv nga ansambli «Vatra», ku ishin mbledhur mërgimtarët për të shënuar këtë datë të rëndësishme për shqiptarët.
Intonimi i himnit kombëtar shënoi edhe fillimin e kësaj ngjarjeje, ndërsa për përmbajtjen e programit i ka njoftuar të pranishmit Ilire Kozhani dhe Nermina Haliti, moderatore të këtij manifestimi.
Kozhani, për t’i bërë kurreshtarë të pranishmit, tha se janë përkujdesur për një program të përzgjedhur dhe të pasuar me këngë dhe befasi të tjera.
Ashtu edhe doli!
Para se të fillojë programi, fillimisht ngjitet në skenë kryetari i ansamblit «Vatra», Nexhmedin Isufi-Nexhi, për t’i përshëndetur mysafirët. Të njëjtën e bëri edhe konsulli i Kosovës në Cyrih, Islam Spahija.
Pjesa artistike e këtij manifestimi është begatuar me këngë e valle të trevave tona të interpretuara për mrekulli nga ansambli “Vatra” e Cyrihut dhe “Trojet” nga Winterthuri. Po ashtu programi është bërë edhe i begatshëm me këngët e kënduara nga Flutura Bytyqi, Nikollë Shtufi, Vjollca Haci, Berat Shala, Emin Raci, Manjolla Mace.
Impresionuese ishte monologu i Ilire Kozhanit për mysafirët e mbledhur në restorantin «Salmen» në Scchlieren.
Programi është përmbyllur me “Këngën e Kaçanikut” nga ansambli «Vatra»
Ndërsa kryetari i ansamblit, Nexhmedin Isufi, ishte kujdesur që të ndajë mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar me punën e tyre për realizimin e këtij manifestimi.
Mirënjohje speciale ka marrë koreografi Arsim Berisha, i cili kishte përgatitur pjesën artistike dhe vallet që i duartrokitën gjatë mysafirët.
Albinfo.ch ju përcjell atmosferën nga ky manifestim në Cyrih që ishte organizuar për Ditën e Flamurit.





















































E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










