Shqipëria
Vasili thotë se borxhi publik është piramide e krimit
Shefi i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë se po kryen një krim shtetëror me borxhin publik të vendit.
Vasili në një postim në facebook citon FMN-në dhe thotë se vlerat e financuara nga PPP-të kapin rreth 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, të cilit nëse i shtohet edhe borxhi i deklaruar prej 72%, borxhi total kap vlerën e rreth 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto .
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së akuzoi se analistët mediatikë po ia fshehin këtë të vërtetë të frikshme shqiptarëve, ndërsa shton se pasojat e këtij borxhi do të bien edhe mbi kurrizin e tyre për vite me radhë.
“Institucionet më autoritare anembanë globit, po japin alarmin për rritjen e borxhit të fshehur, që çon në nivele alarmante borxhin publik të vendit, por prokuroria e vendit hesht në mënyrë kriminale. Nga ana tjetër, edhe analistët mediatikë kanë mbetur gojëmbërthyer dhe pendë-thyer nga kockat e koncesioneve dhe nuk flasin për këtë situatë kriminale”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh