Shqipëria

Vasili: Rama mashtroi në Gjermani

Lëvizja Socialiste ka akuzuar sërish kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama duke thënë sa ai ka mashtruar mediet gjermane, duke deklaruar se Shqipëria ka përmbushur kufirin e përcaktuar nga NATO, për të investuar në Mbrojtje 2% të PBB-së.

Deputeti Petrit Vasili ka deklaruar se vizita e ministres Xhaçka në SHBA e përgënjeshtroi më së miri mashtrimin publik të kryeministrit, përcjell albinfo.ch.

“Edi Rama në Gjermani pak ditë më parë, në 26 prill, i pyetur nga mediat gjermane në lidhje me NATO-n, në lidhje me shpenzimin e 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në NATO dhe ndërtimin e një ushtrie evropiane, Rama përgjigjet: Ne tashmë shpenzojmë 2% të PBB në NATO. Por këtë deklaratë në takimin e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, ky i fundit deklaron: Të gjithë tregojnë se Shqipëria është e përgatitur për të luajtur një rol në Ballkanin Perëndimor siç tregon dhe angazhimi juaj për të shtuar buxhetin e mbrojtjes në 2% të PBB deri në 2024”, ka thënë Vasili.