Shqipëria

Vasili kritikon kryeministrin Rama për lajmet e rreme

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai është i vërtetë vetëm kur gënjen, shkruan albinfo.ch

Në një status në Facebook, Vasili thotë se Rama mashtroi me shëndetësinë falas, apo me 300 mijë vendet e punës.

“Kryeministri është i vërtetë vetëm, kur bën ‘fake’ premtime. Kush e dënon kryeministrin e shpifur, që bëri premtimin ‘fake’ shëndetësi falas dhe mashtroi. Bëri premtimin ‘fake’ që do ulë taksat dhe i trefishoi ato, duke filluar që nga uji i pijshëm. Që bëri premtimin ‘fake’ se do të luftojë drogën, krimin dhe paranë e pistë dhe i kemi të tëra këmbëkryq në mes të qeverisë dhe atij vetë”, ka shkruar Vasili.