Shqipëria

Vasili akuzon kryeministrin Rama për punësime imagjinare

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, thotë se mbi 93 për qind e të papunëve në Shqipëri nuk kanë një ndihmë financiare, transmeton albinfo.ch.

Ai ka akuzuar ekzekutivin për siç thotë “regjistrimin e mijëra punësimeve imagjinare”.

“Treguesit janë kokëfortë dhe shumë dëshpërues. Dhëntë zoti që kryeministri të mos ta quajë edhe ILO-n si organizatë kazani, se po ta vendosë e bën ai, nuk trembet hiç në fund të fundit aq kupton”, shkruan Vasili.

Basha paraqet 16 amendamente për taksat dhe TVSH

Partia Demokratike ka paraqitur 16 amendamente për të kundërshtuar atë që kreu demokrat. Lulzim Basha, e cilëson buxheti i pastrimit të parave, transmeton albinfo.ch.

“Të zhbëjmë sistemin kriminal të taksave që është ndërtuar këto 4 vite duke propozuar taksën e sheshtë 9 %. TVSH 15 %, si dhe rritjen e nivelit për mbledhjen e TVSH-së në 12 milionë lekë të reja. Ne do të propozojmë që blloku i parave që do t’u jepet si dhuratë, si pate e pjekur oligarkëve dhe karteleve të krimit për të pastruar paratë e drogës, këto para të shkojnë aty ku shoqëria, Shqipëria, vendi ka më shumë nevojë”, deklaroi kreu i PD.

Basha nënvizoi edhe njëherë qëllimin e Partisë Demokratike për t’i shkurtuar mandatin kësaj qeverie.