Futboll
Vashat kuqezi me sukses historik në futboll
Shqipëria e femrave ka shkruar historinë, me vajzat kuqezi që kanë arritur të kualifikohen për në fazën “Play Off” të Kampionatit Evropian të 2025-ës, që vitin e ardhshëm mbahet në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Në sfidën përballë Luksemburgut në “Elbasan Arena”, ishte Megi Doçi ajo që kaloi në avantazh Shqipërinë me anë të një 11-metërshi në minutën e 29-të, ndërsa në fundin e pjesës së parë dyfishoi shifrat Qëndresa Krasniqi.
Në fillimin e pjesës së dytë ishte Fortesa Berisha ajo që shënoi golin e tretë, ndërsa Luksemburgu shënoi vetëm një herë në minutat e fundit me Kremer, me rezultatin që shënoi 3-1.
Kështu Shqipëria e mbyll Grupin 5 të Ligës C me 9 pikë, duke siguruar kështu për herë të parë fazën “Play Off” të një Kampionati Evropian.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik