Kosova

Vasfije Krasniqi-Goodman nderohet me çmimin për guxim qytetar

Lëvizja FOL ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2018. 

Këtë çmim në këtë vit iu nda Vasfije Krasniqi Goodman.

Vasfija u nderua si e guximshme pas rrëfimit të saj, si e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës. 

Vasfija theu tabunë me rrëfimin e saj.

Gjatë kohës së luftës në Kosovë, shumë gra ishin dhunuar seksualisht nga policia serbe.

Vasfije Krasniqi, u pa si heroinë e të gjitha grave të cilat kanë qenë dhe janë viktima të dhunës seksuale nga serbët në kohën e luftës në Kosovë.