Kosova
Varroset në Prishtinë gazetarja 32-vjeçare e RTK-së
Shumë qytetarë, familjarë, e kolegë u mblodhën sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit, 32-vjeçares Sylejmani-Bllaca
Sot në varrezat e qytetit të Prishtinës, në lagjen ‘Arbëria’, është varrosur gazetarja Ardita Sylejmani-Bllaca, e cila të enjten e kaluar ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes.
Shumë qytetarë, familjarë e kolegë u mblodhën sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit, 32-vjeçares Sylejmani-Bllaca.
Në emër të familjes Sylejmani-Bllaca foli axha i saj, Fehmiu, i cili tha se gazetarja Ardita Sylejmani-Bllaca nuk ishte vetëm jona, por e të gjithë shikuesve që ndoqën storiet e saj përmes mediumit publik.
“Ardita nuk ishte vetëm jona, ajo ishte e gjithë folësve shqip, që kanë hapur atë dritare, dhe kanë dëgjuar zërin e saj. Kërkojmë si familje t’ia bëni hallall”, tha ai.
Ardita Sylejmani-Bllaca vdiq në Budapest të Hungarisë. Që nga viti 2010, ajo ka punuar si gazetare në Radio Televizionin e Kosovës. Ishte bashkëshortja e Shpend Bllacës, i punësuar në stafin diplomatik të Kosovës në Hungari. Ajo la pas vetes bashkëshortin dhe tre fëmijë, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë