Shkurt.ch
Varone, trajtim i favorizuar nga autoritetet turke
Të huajt tjerë të cilëve do t`u kapeshin objekte të tilla, do të mbaheshin ndoshta me muaj në burgjet turke
Lirimi i shpejtë nga organet turke i komandantit të policisë së kantonit të Valisit, Christian Varone ka ngjallur interesim në opinionin e Zvicrës. Kjo, për faktin se Turqia ka legjislacion dhe praktikë shumë të ashpër sa i përket veprave të ngjashme. Të përkujtojmë. Disa ditë më parë, kur Varone kishte mbaruar pushimet në Antalia të Turqisë, qe ndaluar në aeroport pasi që në valixhe i ishte gjetur një gur , që sipas pretendimeve të autoriteteve, kishte vlerë arkeologjike.
Avokatja turke e Varones ka thënë për mediet zvicerane se klienti i saj është trajtuar në mënyrë shumë të favorizuar në krahasim me personat tjerë që akuzohen për vepra të ngjashme. Të huajt tjerë të cilëve do t`u kapeshin objekte të tilla në bagazh, do të mbaheshin me javë e ndoshta me muaj në burgjet turke, ka thënë ajo në një emision lajmesh të televizionit publik të Zvicrës.
Po ashtu ajo ka theksuar se në këtë rast nuk është kërkuar as kaucion, nuk ka pasur masa vëzhgimi dhe as ndalim udhëtimi nga autoritetet turke. Sipas saj, Varone, gurin në fjalë e kishte gjetur në fushë dhe nuk kishte ditur nëse ai kishte ndonjë vlerë arkeologjike.
Komandanti i Policisë së Kantonit të Valisit, Christian Varone qe bërë i njohur muaj më parë për menaxhimin e suksesshëm të fatkeqësisë së rëndë që kishte ndodhur në kantonin e tij, me ç`rast patën gjetur vdekjen një numër i madh nxënësish belgë që ishin në ekskursion në Zvicër. Me këtë veprim ai kishte merituar ofiqin “heroi i Valisit”, nga mediet zvicerane.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme