Shkurt.ch

Varone lirohet nga arrestii por jo edhe nga padia

Ndaj tij është iniciuar procedura penale për shkak të dyshimit për tentim vjedhjeje të objekteve të trashëgimisë kulturore turke

Komandanti i policisë së kantonit Valis, Christina Varone, i cili ishte arrestuar të premten në Turqi, është liruar nga arresti dhe mund të kthehet në Zvicër. Mirëpo ndaj tij është iniciuar një procedurë penale për shkak të dyshimit për tentim vjedhjeje të objekteve të trashëgimisë kulturore turke.

Varone ishte arrestuar në Aeroportin e qytetit turk Antalia kur po kthehej nga pushimet e kaluara me familjen në këtë regjion të bregdetit turk. Në valixhet e tij ishte gjetur një gur me vlera arkeologjike, që, siç thuhet në raportet e medieve, aty ishte futur nga fëmijët e tij.

Ligji turk që mbron trashëgiminë kulturore është veçanërisht i ashpër. Për rastet kur konstatohet vjedhja e një objekti arkeologjik, ai parasheh dënime prej 5 deri në 10 vjet heqje lirie.