Shkurt.ch
Varone fiton besimin, pavarësisht procesit gjyqëor ndaj tij
Fakti se ndaj tij fillon një proces për përpjekje të vjedhjes së objekteve arkeologjike, nuk u ka bërë përshtypje delegatëve
Delegatët e FDP-PLR-së së kantonit Valis e kanë kandiduar komandantin e policisë kantonale Christian Varone për qeverinë e kantonit në zgjehdjet që mbahen vitin e ardhshëm. Ai ka fituar me një shumicë bindëse që në qarkun e parë zgjedhor.
Fakti se Varones më 25 shtator në Turqi i hapet një proces gjyqësor për përpjekje të vjedhjes së objekteve të trashëgimisë kulturore, nuk u ka bërë përshtypje delegatëve. Ndërkaq, sipas ligjit turk, komandanti policor nga Valisi mund të marrë për veprën e kryer një dënim deri në 5 vjet burg.
Siç dihet, ai është kapur në aeroportin e Antalias, në Turqi, me një gur me vlera arkeologjike, që e kishte marrë nga një rrënojë antike në rrethinat e qytetit.
Në mbledhjen ku u bë kandidimi, ish anëtari i Këshillit Federal (qeverisë) të Zvicrës, Pascal Couchepin që vjen nga FDP ka dashur që para zgjedhjes, Varone të garantonte se në rast të dënimit do të tërhiqte kandidaturën.
Por, disa delegatë kanë protestuar ndaj këtij veprimi të Couchepin-it!
Për Varonen në kanë votuar 1338 nga 2171 delegatët që kanë marrë pjesë në votim. Për kundërkandidatin e tij Marc-Andre Berclaz kanë votuar 468 veta ddhe për Lise Delaloye 355 veta.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje