Lajme
‘Omicron’ rrezikon kolapsin e sistemeve shëndetësore
Rritja e rasteve me Covid-19 po vazhdon me shpejtësi në disa vende të botës, duke shënuar një rekord të ri javor të rasteve të reja.
“Cunami” i rasteve të reja si rezultat i kombinimit të varianteve Delta dhe Omicron rrezikon të çojë sistemet shëndetësore në prag të kolapsit, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë,Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference për shtyp.
“Kjo situatë do të vazhdojë të ushtrojë një presion të madh mbi stafin shëndetësor, tashmë të rraskapitur”, tha shefi i OBSH-së.
“Rreziku global i lidhur me variantin e ri Omicron mbetet shumë i lartë”, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Studimet e fundit kanë treguar se Omicron në krahasim me variantin Delta, rritet me një kapacitet më të lartë, duke u dyfishuar brenda dy ose tre ditëve”, shtoi organizata, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të shpejtë të incidencës së rasteve me Covid-19 në disa vende, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Mbi 935,000 raste me Covid-19 janë regjistruar çdo ditë gjatë javëve të fundit në mbarë botën, duke shënuar nivelin më të lartë të arritur ndonjëherë që prej fillimit të pandemisë.
Të dhënat i referohen javës nga 22 deri më 28 dhjetor dhe bazohen në raportet e komunikuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore të çdo vendi.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar Zvicra e nisi vitin e ri në të ftohtë të ashpër. Përveç verës së gazuar dhe...
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit