Lajme

Varianti “Delta” përbën 71% të infeksioneve me Covid në Zvicër

Varianti i ri, i zbuluar fillimisht në Indi, qysh më 29 qershor përbënte 70.9 për qind të të gjitha infeksioneve në Zvicër

Prej sa ditësh është folur për shifrën prej rreth 30 për qind kur bëhet fjalë për infeksionet me  variantin delta në numrin e përgjithshëm të infeksionet Covid, shkruan srf.ch.

Megjithatë, ka qenë prej kohësh e qartë se varianti “i ri” Corona së shpejti do të mbizotëronte, transmeton albinfo.ch. Kështu, brenda pak ditësh, përqindja e variantit delta në Zvicër është rritur nga rreth 30 në rreth 70 për qind.

Këtë tani e tregojnë edhe  vlerësimet e fundit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Sipas të dhënave më të fundit, varianti i zbuluar fillimisht në Indi, qysh më 29 qershor përbënte 70.9 për qind të të gjitha infeksioneve në Zvicër.

Lajmi i mirë këtu është se vaksinat kundër koronavirusit, që përdoren në Zvicër mbrojnë gjithashtu edhe nga Delta.

Megjithatë, studimet e reja konsiderojnë se efektiviteti i tyre është më i ulët se sa ndaj variantit «alfa», që ishte mbizotërues më parë.