Kosova

Varianti britanik përhapet shumë shpejt te të rinjtë

Në një prononcim për media, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka thënë se në Kosovë ka numër të madh të të infektuarve me variantin britanik të Covid-19. Tutje, ai shtoi se nga ky virus përhapet shumë shpejt te të rinjtë.

“Faktikisht, sipas informatave që ka dhënë ministria e IKSHPK janë 97%. Ne nuk kemi informata se ku janë marrë mostrat. Ky numër i lartë i të infektuarve me variantin e ri britanik është edhe në Kosovë”.

“Zakonisht kemi familjarë Covid të sëmurë dhe kjo formë e të infektuarit e vërteton që kemi raste me tipin britanik, sepse përhapet më shpejt”. Mes tjerash, Sadiku i konsideron të duhura masat e Qeverisë, duke shtuar se do të ketë më pak raste.

Madje, ai theksoi se vaksinimi sa më i madh i personave i fut ata nën kontroll, raporton EO.

“Këto masa që janë marrë për arsye se tre muajt e fundit ka pasur shumë pak respektim të masave dhe konsideroj që me fillimin e respektimit të masave, do të kemi numër më të vogël dhe kjo do të krijojë mundësi për vaksinim”.“Vaksinimi sa më i madh i njerëzve i fut ata më shumë nën kontroll”.