Lajme
Varfëria rrezikon rreth 100 milionë qytetarë të BE-së
Rreth 100 milionë qytetarë në Bashkimin Evropian u përballën me rrezikun e varfërisë vitin e kaluar.
Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhëna për qytetarët që jetojnë në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social në vendet e BE-së për vitin 2020.
Sipas kësaj, 21,9 për qind e qytetarëve në BE u përballën me rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social vitin e kaluar, ndërsa gjithsej 96,5 milionë qytetarë në vendet e BE-së jetonin në kufirin e varfërisë, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve që jetojnë në kufirin e varfërisë janë Rumania (35,8 për qind), Bullgaria (33,6 për qind), Greqia (27,5 për qind) dhe Spanja (27 për qind).
Vendet me varfërinë më të ulët ose shkallën e përjashtimit social ishin Republika Çeke, me 11,5 për qind, Sllovakia me 13,8 për qind, Sllovenia me 14,3 për qind dhe Holanda me 15,8 për qind.
Shkalla e varfërisë në fjalë u regjistrua si 22,5 për qind në Gjermani, 18,9 për qind në Francë dhe 20,4 për qind në Belgjikë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit