Lajme
Varfëria preku 100 milionë fëmijë në pandemi
COVID-19 është kriza më e keqe për fëmijët në historinë 75-vjeçare të UNICEF.
Kështu njofton organizata botërore për fëmijët, ku nënvizohet se 100 milionë fëmijë janë përfshirë nga varfëria në periudhën e pandemisë, një rritje me 10 për qind që nga 2019.
UNICEF thekson se do të duhen deri në tetë vjet për t’u rikuperuar një situatë e tillë, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Të dhënat e publikuara nga UNICEF:
100 milionë fëmijë janë përfshirë nga varfëria në periudhën e pandemisë.
50 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja dhe kjo shifër mund të rritet me 9 milionë deri në vitin 2022 për shkak të pandemisë.
Gjatë vitit 2020 mbi 23 milionë fëmijë nuk patën mundësi të vaksinoheshin, një rritje prej afro 4 milionë nga 2019, dhe numri më i lartë që nga viti 2009.
Më shumë se 13 për qind e adoleshentëve të moshës 10 deri në 19 vjeç janë të prekur nga përkeqësimi i shëndetit mendor.
Deri në tetor 2020, shërbimet e shëndetit mendor në 93 për qind të vendeve u ndërprenë ose u ndaluan për shkak të përhapjes së koronavirusit.
426 milionë fëmijë jetojnë në zonat e konfliktit.
Përafërsisht 1 miliard fëmijë jetojnë në vende që janë në rrezik nga ndryshimet klimatike.
Numri i fëmijëve që punojnë është rritur në 160 milionë, një rritje prej afro 8.5 milionë në katër vjetët e fundit.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati