Integrimi
Varësia nga bixhozi, rrezik për veten dhe shoqërinë
Me temën "Varësia nga lojërat e fatit", shoqata "Parandalo" të shtunën organizoi ligjëratën e radhës për komunitetin shqiptar të Cyrihut
Bixhozi dhe lojërat e fatit, ndonjëherë mund edhe të të sjellin ndonjë fitim në para, por ato shtojnë dëshirën për të fituar edhe më shumë, gjithnjë e më shumë… Kështu, duke vazhduar të luash, do të humbasësh jo vetëm atë që ke fituar por shpeshherë ndodh edhe të hysh borxh, dhe për pasojë, të përballesh me probleme nga më të ndryshmet.
Të tilla janë lojërat e fatit, për të cilat shumica e dinë se nuk janë të mira megjithatë nuk munden t`u largohen sepse thjesht, tashmë janë bërë të varur prej saj.
“Kam filluar qysh i ri të luaj me lojëra të fatit. Atëbotë nuk shpenzoja shumë, por me kalimin e kohës u bëra i varur nga këto lloj lojërash deri sa edhe paret e fundit që i kisha në xhep i kam shpenzu në bixhoz. Pasi u martova dhe kam fëmijë nuk merrem më me bixhoz, por prap nuk jam tërhequr krejtësisht, pasiqë luaj “bastore” por nuk shpenzoj shumë për të” shprehet Xh. T. nga Cyrihu.
Ai thotë se e di që ka qenë shumë i varur prej lojërave të tilla por që ka arritur të largohet nga kjo rrugë, falë familjes së tij, e posaçërisht gruas. Një rezultat i mire ky edhe përkundër faktit që vazhdon të luajë “bastore” dhe këtë e bën së paku një herë në javë.
“Është vështirë të largohet njeriu nga lojërat, sepse sapo fiton një shumë të hollash pastaj të hyn në qejf të fitosh edhe më shumë e kështu mbetesh i varur prej saj. Ka pasur raste që kam fituar 5000 Fr. por kur të llogaritësh se sa kam shpenzuar deri më tash në lojëra të fatit, është më mirë mos mendosh në atë drejtim” thotë 36 vjeçari, Xh. T.
Personi i përmendur, emri i të cilit është i njohur për redaksinë, thotë se nuk dëshiron që edhe fëmijët e tij të luajnë me kësi lloj lojërash, sepse e di që është thjesht vetëm një mashtrim.
Ai thotë: “sapo të fitosh një shumë, nuk do të jesh i kënaqur vetëm me atë shumë por kërkon edhe më shumë, e gjithnjë më shumë…”.
Pikërisht me temën “Varësia nga lojërat e fatit”, shoqata “Parandalo” të shtunën organizoi ligjëratën e radhës për komunitetin shqiptar të Cyrihut.
Të pranishmit në fillim i përshëndeti themeluesi i shoqatës “Parandalo”, Xhemal Selimi kurse ligjëratën e mbajti eksperti i mirënjohur, Dr. med. Xhevat Hasani.
Dr. Hasani në fillim i përmendi problemet e ndryshme që mund të sjellin lojrat e fatit dhe varësia që krijohet ndaj tyre. Kjo është një një rrugë e vështirë që sjell probleme si për veten ashtu edhe për familjen dhe rrethin.
“Shenjat e para të varësisë nga lojërat e fatit mund të dallohen thjeshtë. Mjafton ekzistimi i dëshirës së vazhdueshme për të luajtur. Sa të bëhesh i varur prej tyre, pastaj fillojnë problemet tjera siç janë humbjet apo borxhet, si dhe dëshira për kompenzim e që në anën tjetër e thellon varësinë, dhe me të edhe problemet.” tha z. Hasani.
Në ligjëratën e organizuar nga “Parandalo”, publiku ishte mjaft aktiv me pyetje gjë që ndihmoi në gjallërimin e debatit.
Lojërat e fatit nuk sjellin problem te personi i cili luan, por me kohë këto probleme fillojnë të përhapen së pari në vetvete duke ndryshuar sjellje, mosrehati, pastaj në familje duke sjellë konflikte, ndarje, vjedhje, mashtrim, krim e kështu me radhë deri tek “zgjidhja”, sipas rastit edhe vetëvrasja.
Po ashtu në këtë ligjëratë dr. Hasani tha se “varësia ndaj lojërave është e ndryshme, sepse sot nuk do të thotë patjetër të shkosh në azino e të luash bixhoz, por edhe interneti është një rrugë tjetër ku njerëzit mund të luajnë lojëra të ndryshme dhe të bëhen të varur prej tyre.”
Në këtë tryezë u bisedua edhe për masat e parandalimit të varësisë nga lojrëat e fatit. Tek fëmijët është shumë e rëndësishme që në kuadër të edukimit të përgjithshëm të bisedohet hapur për të gjitha problemet e po ashtu edhe tek të rriturit, duhet të jetë një angazhim i ambientit rrethues, pra si familjarët, miqtë e shokët.
Tajlandezët, kampionë botërorë të lojërave të fatit
Sipas statistikave të “Zentrum für spielsucht und andere Verhaltenssüchte” që kanë bërë në vitin 2013 për kantonin e Cyrihut, cituar në këtë organizim nga Xhemal Selimi, tajlandezët janë numër një në botë që luajnë në lojëra të fatit, e në vend të dytë janë turqit, kurse vendin e tretë e kanë ballkanasit duke hyrë këtu serbët, shqiptarët, maqedonasit etj.
E-Diaspora
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
Jeta në Zvicër
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër