Opinione
Varshmëria nga ndihmat sociale nuk mund të çojë aq lehtë te dëbimi nga Zvicra!
Janë, pra, autoritetet ato, të cilat duhet të vlerësojnë se në cilat raste arsyetohet që dikujt t’i merret e drejta e qëndrimit në Zvicër
Lirim Begzati
Në ditën e djeshme, Dhoma zvicerane e Kantoneve e miratoi një propozim të një deputeteje socialiste, e cila kërkon që të mbrohen më mirë juridikisht posaçërisht personat që jetojnë prej një kohe të gjatë në këtë shtet, dhe të cilët për arsye të varshmërisë nga ndihmat sociale rrezikojnë të humbin lejen e tyre të qëndrimit. Me këtë rregull më tepër janë të prekur ata që e posedojnë lejen C të qëndrimit.
Përmes rrugës së iniciativës parlamentare, deputetja në fjalë (Samira Marti) kërkon që të huajve, të cilët jetojnë në Zvicër mbi 10 vjet pa ndërprerje dhe me status të rregulluar ligjërisht, të mos iu tërhiqet leja e qëndrimi dhe të dëbohen nga Zvicra, në raste të varshmërisë nga ndihmat sociale.
Për ta kuptuar më mirë domethënien e iniciativën së saj, po i japim sqarimet vijuese.
Rikujtojmë së pari se Ligji zviceran për të huajt i vitit 2019 nuk jep sqarime të mjaftueshme për ta kuptuar saktësisht dhe konkretisht se cilat raste të varshmërisë nga ndihmat e shtetit çojnë deri te humbja e një të drejte në fushën e lejeve të qëndrimit.
Ligji kufizohet në definimin e një rregulle parimore që fokusohet posaçërisht në “varshmërinë brenda një kohe të gjatë” dhe “marrjen e një shume të lartë ndihmash nga shteti”, përkufizime këto që shkaktojnë ca kokëçarje në këndvështrimin juridik.
Kështu që, ligji nuk e parashikon aspak kohëzgjatjen e saktë të varshmërisë nga ndihmat që do të shërbente si bazë për revokimin e lejes. Ajo nuk e cakton as shumën e ndihmave që do të konsiderohet e lartë apo e “mjaftueshme” për t’ia revokuar dikujt lejen e qëndrimit dhe dëbuar nga Zvicra.
Janë pra autoritetet ato të cilat duhet të vlerësojnë se në cilat raste arsyetohet që dikujt t’i merret e drejta e qëndrimit në Zvicër. “Fati” i kandidatit ndodhet në duart e autoriteteve që duhet të vendosin. Ata posedojnë një liri vërtet të madhe në kuadër të marrjes së vendimeve.
Por, jo vetëm kaq, pasi që çështja e akordimit të ndihmave sociale është në kompetencë të kantoneve, kjo nënkupton se çdo kanton i aplikon rregullat e tij, në kuadër të trajtimit të dosjeve të shtetasve të huaj që varen nga ndihmat sociale. Dallime ekzistojnë nga kantoni në kanton.
Kuptohet se ndryshe do të trajtohet rasti i një personi që posedon arsye të mjaftueshme dhe është kështu vërtet i detyruar të kërkojë ndihmë, e ndryshe rasti i atij që nuk ka argumente të mjaftueshme për ta arsyetuar varshmërinë brenda një kohe të gjatë nga ndihmat sociale.
Sipas praktikës aktuale tejet rigoroze, dhe sipas një interpretimi të ligjit për të huajt, edhe personat pas 15 vjetësh qëndrim në Zvicër rrezikojnë të humbin lejen e tyre të qëndrimit nëse varen nga ndihmat sociale.
Nëse i kthehemi sërish përmbajtjes së iniciativës së sipërpërmendur, sipas saj kërkohet pikërisht një mbrojtje më e mirë e statusit të personave të cilat qëndrojnë mbi 10 vjet pandërprerë në Zvicër.
Me fjala të tjera, iniciativa e tillë nuk e prek aspak esencën e ligjit, i cili, si i tillë, mbetet edhe më tutje i ashpër dhe parashikon rregulla për humbjen e lejes së qëndrimit, përfshirë këtu edhe dëbimin në raste të varshmërisë nga ndihmat sociale.
Kjo iniciativë parashikon para së gjithash një përkufizim më preciz të një kushti në suaza të marrjes së një vendimi dhe që ka të bëjë me atë të kohëzgjatjes së qëndrimit, duke dhënë kështu një sinjal të fuqishëm se dëbimi nga Zvicra nuk do të duhej të shqiptohet ndaj personave që jetojnë një kohë të gjatë në këtë shtet apo, ndryshe me thënë, që jetojnë këtu mbi 10 vjet.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane