Lajme
Vapë në Zvicër: 34.4 gradë në Gjenevë
Kjo është temperatura më e lartë për këtë vit, e regjistruar deri më sot në Zvicër
Në shumë vende në ultësira, termometri sot ka treguar temperatura mbi 30 gradë. Në Gjenevë janë regjistruar 34.4 gradë, që është temperatura më e lartë për këtë vit deri më sot, shkruan sda.ch.
Asnjëherë nuk ka qenë aq e nxehtë këtë vit, raporton SRF Meteo. Megjithatë, kjo nuk është e pazakontë, pasi që në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit regjistrohen temperaturat më të larta gjatë gjithë vitit.
Por, këtë vit deri më tani kanë munguar ditët me vapë “të vërtetë” verore, përcjell albinfo.ch. Kështu për shembull, ende nuk ka pasur asnjë ditë të vetme të nxehtë në Altdorf UR ose në Bernë – pra, as sot.
Paralajmërim për vapë në Ticino
Meteo Schweiz ka publikuar sot një paralajmërim për vapë në pjesën më të madhe të kantonit të Ticinos, transmeton albinfo.ch. Në atë zonë, në veçanti midis të enjtes dhe të shtunës priten temperatura mbi 30 gradë.
Për këto ditë me vapë që priten, Meteo Schweiz rekomandon të pini shumë ujë, të hani ushqim të lehtë dhe, nëse është e mundur, të qëndroni në ndërtesa dhe dhoma të ftohta. Qëndrimet më të gjata jashtë, sipas mundësisë, duhet të shmangen.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra