Futboll
Valon Zumberi i bashkohet ekipit të parë të Hamburgut
Valon Zumberi është njëri nga lojtarët më të talentuar të Kosovës, por që po pret debutimin me ekipin e parë të Hamburgut.
Qendërmbrojtësi preshevar ka kaluar të gjitha kategoritë te klubi i madh gjerman dhe së fundmi është bashkuar me ekipin e parë në stërvitje.
Edhe pse ai ishte ftuar vetëm për dy ditë në stërvitje, trajneri i Hamburgut, Tim Walter, e ka mbajtur më gjatë në skuadër. 19-vjeçari që luan në rolin e qendërmbrojtësit ka impresionuar të gjithë në ekipin e parë dhe ai tanimë po shihet si e ardhmja e klubit të madh gjerman.
Mediat e ndryshme në Gjermani kanë shkruar për Zumberin me tituj ‘Kush është Valon Zumberi, e ardhmja e Hamburgu’, apo ‘Kosovari që po bind trajnerin Walter’.
Zumberi është pjesë e formacionit bazë të Përfaqësueses së Kosovës U21 dhe ai ka qenë ndër lojtarët më të mirë të Dardanëve të rinj.
Hamburg po lufton për t’u rikthyer në elitën e futbollit gjerman, derisa Zumberi pritet të mbetet pjesë e ekipit të parë dhe ka gjasa shumë të mira që ai të debutojë këtë edicion me klubin e madh gjerman.
Gjithnjë sipas mediave gjerman, Zumberi pritet të debutojë me Hamburgun në pesë ndeshjen e fundit, ku gjiganti gjerman do të luajë ndaj Karsluher, Regensburg, Ingolstadt, Hannover e Hansa Rostock.
Qendërmbrojtësi i talentuar këtë edicion ka zhvilluar 14 ndeshje me ekipin e dytë të Hamburgut, ku ka shënuar edhe dy gola, pasi është shumë i rrezikshëm nga ndërprerjet.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













