Futboll

Valon Berisha vazhdon shkëlqimin në Austri, shënon golin e katërt të edicionit

Valon Berisha ka shënuar në ndeshjen triumfuese të LASK-ut si mysafir me Tirolin me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 10-të të kampionatit austriak.

Përderisa kundërshtari ishte në avantazh, Berisha barazoi rezultatin në minutën e 40-të.

Për të, ky ishte goli i katërt këtë edicion në të gjitha garat, transmeton albinfo.at. Berisha ka edhe katër asistime, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.

SofaScore ka vlerësuar Berishën me notën 7.3, pasi përveç golit, kishte edhe statistika të tjera të mira.