Futboll

Valon Berisha transferohet te Melbourn City

 

Melbourn City ka njoftuar se ka transferuar Valon Berishën në formë huazimi nga Reimsi, përcjell albinfo.ch.

Reprezentuesi i Kosovës është duke e pritur vizën nga shteti australian që të finalizohet e gjithë marrëveshja.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se reprezentuesin kosovar, Valon Berisha, do t’i bashkohet Cityt në formë huazimi nga klubi i Ligue 1 Stade de Reims për sezonin 2022/23 të Ligës A për meshkuj, me kusht që të miratohet viza”, thuhet fillimisht në deklaratën e tyre.

“Mesfushori 29-vjeçar sjell me vete një përvojë të pasur, pasi ka kaluar dy sezonet e fundit në Reims në ligën më të lartë të Francës, pas qëndrimeve në Bundesligën e Gjermanisë me Fortuna Dusseldorf dhe Serinë A të Italisë me Lazio”.

“Berisha erdhi në formacionin e të rinjve të Norvegjisë nga U15-at dhe u përball 20 herë në nivel të lartë pasi bëri debutimin e tij ndërkombëtar në 2012”.

“Në vitin 2016, mesfushori e kaloi besnikërinë e tij ndërkombëtare në vendin e prindërve të tij, Kosovën, ku që atëherë ka luajtur 35 ndeshje”, thuhet më tej në komunikatën e Melbournit.