Kosova
Valbona, violinistja shqiptare e talentuar në Vjenë
Historia e jashtëzakonshme e Valbona Nakut, një violiniste e talentuar shqiptare, nga fëmijëria e saj në Shkodër deri në skenën ndërkombëtare në Vjenë.
Valbona Naku është violinistja shqiptare, që nga viti 1999 jeton në Austri, ku ka ndërtuar karrerën e saj të suksesshme.
Ajo krahas aktivitetit të saj artistik, është edhe pedagoge e Solfezhit, muzikës së sallës, orkestërs dhe violinës në konservatorin Prayner në Vjenë, transmeton albinfo.at.
Gjatë vitit 2024 ajo do të vazhdojë rrugëtimin muzikor me Wiener Barockorchester dhe Trio Nobilis Wien nga baroku në romantizëm. Një nga programet do t’i kushtohet Bethoven, një prej kompozitorëve më të famshëm të të gjitha kohëve.
Vlen të theksohet se Valbona është e specializuar në kompozimet e Beethoven-it.
Valbona ka lindur në Shkodër, ndërsa studimet ka përfunduar në Vjenë dhe ka një bagazh të madh si artiste. /Albinfo.at




E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj









