Shqiperia
Vaksinohen mbi 10 mijë persona në Shqipëri
Që nga 11 janari, kur edhe nisi procesi i vaksinimit në Shqipëri, mbi 10 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-COVID, transmeton albinfo.ch.
Më konkretisht, referuar njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 1.014 persona, e ndërsa në total në Shqipëri janë kryer 16.807 vaksinime. Këtu përfshihet doza e parë e marrë nga pjesa më e madhe e qytetarëve, si edhe një pjesë e tyre kanë marrë edhe dozën e dytë, midis tyre kryeministri Edi Rama, drejtoresha e Infektivit Najada Çomo, mjeku Tritan Kalo.
Procesi i vaksinimit ka nisur me stafin mjekësor, të cilët ndodhen në vijën e parë të zjarrit në betejën me COVIDIN, për të vijuar me të moshuarit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije nga mesi i muajit mars do të mbyllet procesi i vaksinimit për mjekët, për të vijuar me një proces intesiv të të vaksinuarit në popullatë. Kreu i Qeverisë, Edi Rama është shprehur se në 15 mars priten të merren 8 mijë doza të tjera nga kompania “Pfizer” dhe fushata e vaksinimit do të shtrihet edhe në popullsi, me qëllim që të lehtësohet turizmi në vend, nisur edhe nga fakti që ky është një nga sektorët më të goditur si pasojë e pandemisë.
Rama ka deklaruar se vaksinimi në Shqipëri do të mbyllet brenda 14 muajsh, por ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, nga Korça tha se mund të mbyllet edhe para afatit të parashikuar, pasi do të ketë një angazhim shumë të lartë edhe të Forcave të Armatosura, që do të vënë në dispozicion mjekët, vendet që do të kthehen në qendra vaksinimi, të gjithë logjistikën e mundshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika