Lajme
Vaksinimi po ndikon në rritjen e ekonomisë së BE-së
Ekonomia e Bashkimit Europian po rritet më shpejt sesa pritej në vitin 2021 dhe 2022 falë ritmit të përshpejtuar të vaksinimit në gjithë bllokun e Unionit dhe lehtësimeve graduale që janë bërë sa i takon masave kufizuese anti-COVID.
Deri më sot, vendet e BE-së kanë administruar 175.3 milion doza vaksinash dhe pothuajse 30% e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë.
Këto kushte kanë inkurajuar Komisionin Evropian për të përmirësuar parashikimin e tij ekonomik. Tani vlerësohet se këtë vit ekonomia e BE-së do të rritet me 4.2% ndërsa zona e euros do të zgjerohet me 4.3%.
“Hija e COVID-19 ka filluar të zhduket nga ekonomia e Evropës,” – tha Komisioneri Evropian Paolo Gentiloni, i cili shpjegoi se rritja do të drejtohet nga konsumi privat, investimet dhe një kërkesë në rritje për eksportet e BE nga një ekonomi më e fortë globale.
“Mbajtja e ritmit tani të fortë të vaksinimeve në BE do të jetë thelbësore për shëndetin e qytetarëve tanë si dhe ekonomitë tona. Pra, le të hapim të përveshim mëngët,” – shtoi Gentiloni.
Të gjitha vendet e BE do të kthehen në nivelin e para krizës deri në fund të vitit 2022, megjithëse disa do të rikuperohen me shpejtësi më të madhe se të tjerët. Polonia, Suedia, Danimarka, Hungaria, Rumania, Sllovakia, Lituania dhe Luksemburgu do të kompensojnë të gjitha humbjet e pandemisë këtë vit, ndërkohë Estonia dhe Finlanda janë afër arritjes së qëllimit të lakmuar.
Vendet e mbetura të BE, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën, do të duhet të presin deri në vitin 2022 për të parë një rimëkëmbje të plotë. Pavarësisht nga rruga e gjatë përpara, në parashikimin e tij të mëparshëm, Komisioni priste që Spanja, Greqia dhe Italia të shëroheshin plotësisht diku në 2023./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh