Kosova
Vaksinimi në Kosovë, numër i madh i të moshuarve presin në radhë të gjata
Në disa fotografi të publikuara, janë parë radhë të gjata të njerëzve, të cilët po presin që të imunizohen kundër koronavirusit
Procesi i vaksinimit të personave mbi moshën 65 vjeç në Kosovë do të vazhdojë sot në të gjitha komunat, pas ndërprerjes së këtij procesi dje shkaku i festës së Fitër Bajramit.
Vaksinimi ka filluar nga ora 08:00 e do të zgjasë deri në orën 19:30 dhe do të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeçare.
Prioritet thuhet se do të kenë ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Në disa fotografi të publikuara, janë parë radhë të gjata të njerëzve, të cilët po presin që të imunizohen kundër koronavirusit.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.
“Grumbullimet e krijuara sot para sallës “1 Tetori”, vjen si pasojë se aty kanë ardhur të vaksinohen qytetarë edhe nga komunat e tjera, përkundër njoftimeve të bëra ditëve të kaluara dhe dje se qytetarët do të vaksinohen në komunën e tyre. Qytetarët e komunave të tjera të Republikës së Kosovës luten që t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdigjiku ka folur për fluksin e madh të njerëzve të moshuar para sallës “1 Tetori”, të cilët janë duke pritur për ta marrë vaksinën që nga mëngjesi i hershëm. “Papërgjegjësi! Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën. Një Qeveri e tërë në gjumë!”, shkruan Abdigjiku.
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar lidhur me turmat e njerëzve që po krijohen para Sallës 1 Tetori për të marrë vaksinat anti-COVID. Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj është shprehur se është për keqardhje që prindërit dhe gjyshërit tanë të dëshpëruar për një vaksinë e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë, shtyhen me njëri-tjetrin sepse Qeveria nuk ka ditur ta organizoj procesin e vaksinimit.
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Gjërat kryesore që duhet të keni parasysh kur krahasoni tarifat e sigurimit shëndetësor zviceran Nëse po përpiqeni të gjeni çmime më të lira për vitin 2025, mund të shfletoni të...
-
SBB dëshiron të ridizajnojë vagonët e saj për të përmbushur më mirë nevojat e pasagjerëve
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”