Shkurt.ch
Vaksinimi kundër Covid-19 në Zvicër, edhe në vitin 2022 pa pagesë
Qeveria Federale mbulon ato vaksinime që nuk mbulohen nga OKP (sigurimi i detyrueshëm, bazë)
Vaksinimi kundër Covid-19 duhet të jetë pa pagesë për popullatën e Zvicrës edhe në vitin 2022. Këtë e ka vendosur Këshilli Federal në mbledhjen e vet të mbajtur të premten, më 3 dhjetor.
Shpenzimet e vaksinimit do të vazhdojnë të përballohen nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor (OKP), Qeveria Federale dhe kantonet, thuhet në komunikatën për shtyp të qeverisë.
Qasja në vaksinimin kundër Covid 19 duhet të jetë e lehtë dhe falas edhe në vitin e ardhshëm, transmeton albinfo.ch. Qeveria federale do të vazhdojë të blejë vaksina kundër Covid-19 dhe kantonet do të organizojnë vaksinimin.
Prandaj, vaksinimi për imunizimin bazë dhe vaksinat përforcuese do të vazhdojnë të përballohen nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor (OKP), qeveria federale dhe kantonet. OKP mbulon kostot e vaksinimeve dhe vaksinave për njerëzit që kanë sigurim shëndetësor në Zvicër.
Nuk ka zbritje të franshizës për personat e siguruar me OKP.
Qeveria Federale mbulon ato vaksinime që nuk mbulohen nga OKP, si për shembull vaksinimet për njerëzit që jetojnë në Zvicër por që nuk janë të siguruar me OKP, për zviceranët jashtë vendit dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes, për udhëtarët ndërkufitarë dhe vaksinimet e kryera në farmaci, përcjell albinfo.ch. Për këtë, Këshilli Federal ka zgjatur edhe për një vit dispozitat përkatëse në Urdhëresën e Epidemisë.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit