Lajme
Vaksinimi i detyrueshëm po shihet si opsion në Gjermani
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, ka theksuar rëndësinë e vaksinave të detyrueshme për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
“Ne duhet të pranojmë se edhe vaksinimi i detyrueshëm nuk do të mundësojë kurrë vaksinimin e të gjithëve”, tha Lauterbach për ‘Welt’.
“Por, jam i bindur se ekziston një grup i madh personash të pavaksinuar që do të vaksinohen nëse kjo masë do të vendoset”, shtoi ai, transmeton dpa, përcjell Albinfo.ch.
Lauterbach theksoi se ai shpresonte se vaksinimi i detyrueshëm do ta mbronte mjaftueshëm popullsinë në të ardhmen.
“Gjatë verës situata e pandemisë të jep përshtypjen sikur po shkon drejt përmirësimit, por variantet e reja të koronavirusit mund të na befasojnë në vjeshtë, sidomos kur shumica e popullsisë është e pavaksinuar. Sepse atëherë, gjithçka do të fillonte nga e para”, theksoi ai.
Ministri i Shëndetësisë theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e vaksinimit të detyrueshëm kundër Covid-19, pavarësisht përhapjes së variantit Omicron, i cili thuhet se mbart një rrezik më të ulët të simptomave të rënda, por është më i transmetueshëm se llojet e tjera të virusit.
“Infeksioni Omicron nuk ju bën domosdoshmërisht imun ndaj variantit tjetër viral. Do të ishit naiv nëse do të besonit se varianti Omicron përbën fundin e pandemisë“, tha Lauterbach.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit