Lajme

Vaksinë e re kundër koronavirusit

Një vaksinë e re kundër koronavirusit, e përshtatur për variantin më të ri që po qarkullon nëpër botë, pritet të dalë në treg muajin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara. Mirëpo, ekspertët e shëndetësisë mendojnë se interesi për të do të jetë i ulët, edhe pse hospitalizimet nga Eris, një variant i ri Omicron, janë në rritje.

Përveç zbehjes së frikës nga virusi dhe lodhjes, ka skepticizëm në rritje mbi meritat apo efektshmërinë e vaksinave, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.

Kërkesa për vaksinë ka rënë ndjeshëm që prej 2021, kur ajo u bë fillimisht e disponueshme për miliona njerëz. Ashtu si me gripin, Pfizer dhe Biontech, Moderna dhe Novavax kanë krijuar versione të vaksinës që i përshtaten variantit të ri, XBB.1.5 i cili pritet të qarkullojë gjerësisht në vjeshtë.

Shtrimet në spital nga COVID-19 janë rritur me më shumë se 40% në SHBA krahasuar me qershorin, por vijojnë të jenë rreth 90% më pak se sa nivelet e pikut në janar të 2022-ës, kur qarkullonte Omicron. Disa mjekë sugjerojnë që vaksina t’u jepet të moshuarve dhe personave të tjerë të rrezikuar në bazë vjetore, bashkë më atë të gripit.