Lajme
Vaksinat përforcuese zvogëlojnë hospitalizimet deri në 800 mijë persona
Agjencia e Shëndetit Publik e Bashkimit Evropian (BE), thotë se vaksinat përforcuese kundër koronavirusit mund të zvogëlojnë për gjysmë milioni numrin e të hospitalizuarve si pasojë e COVID-19 në Evropë, edhe pse varianti jashtëzakonisht ngjitës, Omicron, vazhdon të përhapet në të gjithë globin.
“Marrja e një doze përforcuese mund të zvogëlojë shtrimet e ardhshme në spitalet e Evropës prej 500 mijë deri në 800 mijë pacientë”, tha më 27 janar Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).
“Marrja e vaksinës përforcuese nga të gjithë individët e vaksinuar më parë, mund të zvogëlojë pranimet në spitale me 300 mijë deri në 500 mijë”, shtoi ECDC-ja.
“Në përgjigje ndaj përhapjes së shpejtë të variantit Omicron, parandalimi i ngarkesës së madhe në spitale mund të arrihet duke rritur përqindjen e vaksinimit, duke përfshirë administrimin e shpejtë të dozave përforcuese, veçanërisht për popullatën e moshuar dhe pacientët e tjerë të rrezikuar, që mund të jenë barrë për spitalet”, tha ECDC-ja, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Aktualisht, 70 për qind e popullsisë prej 450 milionë banorësh e BE-së, është vaksinuar plotësisht, derisa gjysma e këtyre njerëzve kanë marrë gjithashtu edhe një dozë përforcuese.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë