Lajme
Vaksinat nuk do të mbrojnë gjatë dimrit, thotë virologu gjerman
Virologu i famshëm gjerman, Christian Drosten, nuk mendon aspak se koronavirusi është bërë më pak i dëmshëm, pavarësisht se në të gjithë botën ka rënie të rasteve të reja dhe të shtrimeve në spital.
Sipas tij, është normale që qeveritë e shumë vendeve po heqin masat shtrënguese për momentin, por paralajmëroi se virusi është ende i rrezikshëm dhe qeveritë duhet të jenë gati për të rivendosur masat.
“Duhet të bëjmë kujdes, sidomos me personat mbi 65 vjeç. Po shikojmë që ata po preken gjithmonë e më shumë nga virusi. Edhe pse në verë pandemia do të qetësohet, nuk do të ndalet fare”, tha Drosten, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Më pesimist, virologu gjerman u tregua për dimrin e ardhshëm.
“Nuk e dimë nëse do të jetë një pasardhës i Omicronit ose një tjetër variant, por nuk mund të presim që vaksinat të na mbrojnë nga transmetueshmëria. Aq më pak të na mbrojnë dimrin që vjen. Mendoj se në dimër duhet të shtrëngohen sërish masat”, tha Drosten.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat?