Lajme
Vaksinat nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna janë efektive kundër llojit të ri indian
Vaksinat COVID-19 të prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna duket se janë efektive kundër llojit të ri indian, tha të mërkurën Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
“Të dhënat e rishikuara nga rregullatori evropian mbi efikasitetin e vaksinave Pfizer/ BioNTech dhe Moderna kundër variantit të zbuluar në Indi janë inkurajuese”, tha menaxheri i strategjisë së vaksinave, Marco Cavaleri, në një konferencë për shtyp.
Cavaleri ishte gjithashtu optimist se vaksinat e prodhuara nga AstraZeneca/Oxford dhe Johnson & Johnson do të mbronin njerëzit nga ky variant i ri.
Por, ai shtoi se EMA ishte në pritje të të dhënave shtesë nga India, ku po administrohet një version i vaksinës AstraZeneca.
“Deri më tani, në përgjithësi, ne jemi goxha të sigurt se vaksinat do të jenë efektive kundër këtij varianti”, tha ai.
Komisioni i BE-së bëri thirrje të mërkurën që 27 vendet anëtare të bllokut të ndalojnë përkohësisht të gjitha udhëtimet jothelbësore në dhe nga India, pas shqetësimeve për përhapjen e variantit.
Disa vende evropiane, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Belgjikën, tashmë e kanë kufizuar në mënyrë të ashpër aksesin për udhëtarët nga India.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit