Lajme
Vaksinat mbrojnë edhe nga varianti i ri
Shqetësimet gjithnjë e në rritje për variantin e ri të koronavirusit nga Afrika e Jugut, të quajtur Omicron, duket se kanë marrë një qetësim.
Sipas një imunologu gjerman, vaksinat aktuale të koronavirusit mund të ofrojnë mbrojtje ndaj variantit të ri të Covid-19, i cili për shumë ekspertë mund të jetë dhe më i transmetueshëm nga të gjithë të tjerët, transmeton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Imunologu Leif Erik Sander nga spitali “Charite” në Berlin deklaroi se nga testimet e hershme rezultoi se vaksinat janë në gjendje të krijojnë një farë mbrojtjeje ndaj këtij varianti me 32 mutacione.
Më herët, gjatë së shtunës, një ministër në shtetin perëndimor të Hesse bëri me dije se variant Omicron i koronavirusit me shumë mundësi ka mbërritur në Gjermani, pas mutacioneve të gjetura në një pasagjer që sapo kishte mbërritur nga Afrika e Jugut.
Momentalisht, situata me pandeminë në Gjermani vijon të jetë e rënduar, ku vetëm në 24 orët e fundit, sipas institutit “Robert Koch”, 67 mijë persona të tjerë rezultuan të infektuar.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind