Kosova
Vaksinat e para në Kosovë, në fund të janarit
Mediat kosovare raportojnë se vaksinat e para anticovid pritet të arrijnë në fund të janarit dhe pjesa tjetër në fillim të shkurtit, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina anti-COVID nga Pfizer. Ministri Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur dje me ta. Gjithashtu, Kosova do të marrë nga COVAX edhe 360 000 vaksina, e që do të jenë falas.
Nga ana tjetër, situata pandemike në Kosovë është e mirëmenaxhuar. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, numri total i rasteve pozitive është 52.333 dhe 1.355 vdekje. IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 43.378 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.600.
Por në Kosovë pritet që vaksina të mbërrijë edhe më herët, nëpërmjet Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës për Shqipërinë dhe se do të dhurojë doza për personelin mjekësor në Prishtinë që po përballaet me pandeminë.
Ai kishte njoftuar se 10.750 dozat e para në Shqipëri do të mbërrijnë në fillim të javës së tretë të janarit, ndërsa 30.250 doza të tjera do të vijnë në muajin shkurt, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë Pfizer.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor