Lajme
Vaksina ruse do të prodhohet në Gjermani

Mediat gjermane shkruajnë se vaksina ruse Sputnik V pritet të prodhohet edhe në Gjermani. Kreu i fondit shtetëror të investimeve direkte RDIF, Kirill Dmitriev, tha, sipas agjencisë Interfax, se vendi i tij ka arritur një marrëveshje me sipërmarrjet për këtë. Por ai nuk përmendi emra, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshje ka edhe me firma në Francë, në Itali dhe në Spanjë. Qëllimi është të garantohet shpërndarja e vaksinës ruse në vendet evropiane, pasi ajo të jetë licensuar për Evropën. Bisedime ka edhe me kompani të tjera për të shpërndarë vaksinën në ato vende që përdorin Sputnik V edhe pa miratimin e BE, tha Dmitrijev.
Thuhet se Sputnik V aktualisht nuk është aprovuar ende në Bashkimin Evropian (BE), Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) ende po e studion. Italia kishte njoftuar që para një jave se firma Adienne Srl. në Lombardi do ta prodhojë Sputnik V.
Te vaksinat kundër Covid-19 të Biontech/ Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca të miratuara deri tani nga EMA, procesi i miratimit zgjati midis disa javësh dhe tre muajve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët Mësohet se qeveria laburiste në Britaninë e Madhe pritet të ndërmarrë një hap të rëndësishëm në...
-
Berisha me thirrje për diasporën: Mos fotografo votën
-
Mbrëmje përkujtimore dhe letrare, në shënim të Ditës së të Pagjeturve
-
Pashkët mes shqiptarëve të Zvicrës: Meshat në gjuhën shqipe dhe mesazhi i ringjalljes
-
Lidhja e Papa Françeskut me shqiptarët, një histori besimi dhe shprese
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohen ligje më të ashpra për ndërhyrjen në zgjedhje Ka thirrje në parlamentin në Bernë për ligje më të ashpra zgjedhore për t’u siguruar që...
-
Bashkimi i Helvetia dhe Baloise: Çfarë duhet të presin punonjësit dhe klientët tani?
-
Vera e vonesave: Më pak trena, më shumë rrugë dhe dyfish kohë për të arritur në Milano
-
Ka shpërthyer bankomatin: 66 muaj burg dhe dëbim nga Zvicra për kosovarin
-
Posta zvicerane shkruan histori: Letra e sigurt elektronike po vjen për të gjithë