Lajme
Vaksina kundër kancerit të mëlçisë jep rezultatet e para pozitive
Efektet anësore të vërejtura në pacientët e vaksinuar janë minimale.
Pas shtatë vjetësh eksperimentesh ndërkombëtare nga ”Hepavac”, të koordinuar nga Instituti i Kancerit në Napoli, mbërrijnë rezultatet e para pozitive të vaksinës kundër kancerit të mëlçisë, të publikuara në revistën amerikane ”Clinical Cancer Research”.
Në tetor 2018 pacienti i parë u vaksinua me ”Hepavac”, vaksina e parë e testuar aktualisht kundër kancerit të mëlçisë, e zbuluar nga një ekip ndërkombëtar studiuesish, i koordinuar nga imunologu Luigi Buonaguro.
Sipas institutit, rezultatet që dolën nga eksperimenti mund të përkufizohen si “jashtëzakonisht interesante dhe premtuese dhe vendosin themelet për të vazhduar studimin klinik në një numër më të madh pacientësh”, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
“Këto të dhëna hapin një horizont të ri të mundshëm terapeutik për kancerin e mëlçisë, për të cilin trajtimi terapeutik është ende shumë i kufizuar dhe përfaqëson shkakun e tretë të vdekshmërisë për rezultatet e demonstruara”, thekson Buonaguro.
”Përgjigjja imunologjike e pacientëve ishte e rëndësishme me induksionin e qelizave T, specifike për antigjenet e vaksinës. Për më tepër, të dhënat paraprake tregojnë një rritje të periudhës pa sëmundje në pacientët e vaksinuar”, shton ai.
Qëllimet e radhës janë rritja e përgjigjes imunogjene të formulimit të vaksinës.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat?