Lajme
Vaksina, efikase edhe pa simptoma pas injektimit
Vaksinimi kundër Covid me dy doza vaksine mRNA prodhon një përgjigje të fortë antitrupash, edhe nëse një person nuk ka zhvilluar simptoma të rëndësishme pas vaksinimit ose nuk ka pasur një infeksion të mëparshëm.
Këto janë përfundimet e një studimi nga instituti shëndetësor “Johns Hopkins”, i botuar në “Jama Internal Medicine” dhe që përfshiu gati 1 000 profesionistë shëndetësorë, të cilët morën dy doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer/BioNTech ose atë të prodhuar nga Moderna, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Pjesëmarrësit, në mënyrë të pavarur, raportuan mungesë simptomash pas vaksinimit, simptoma të lehta (dhimbje në vendin e injektimit, lodhje të lehtë ose dhimbje koke) ose klinikisht të rëndësishme (lodhje, ethe ose të dridhura).
Simptoma klinikisht të rëndësishme u raportuan nga 52 (5%) pjesëmarrës pas dozës së parë të vaksinës dhe nga 407 (43%) pas injektimit të dytë.
Infeksioni i mëparshëm SARS-CoV-2 u shoqërua me një mundësi të shtuar të simptomave klinikisht të rëndësishme, që ndodhnin pas administrimit të dozës së parë, por jo pas të dytës.
Pavarësisht nga simptomat, pothuajse të gjithë pjesëmarrësit (953 nga 954, 99.9%) zhvilluan antitrupa të pikave IgG 14 ose më shumë ditë pas administrimit të dozës së dytë.
Personi i vetëm që nuk kishte antitrupa po merrte një ilaç imunosupresiv.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit