Lajme
Vaksina e Pfizer-it po hetohet në SHBA për ‘lidhje të mundshme’ me goditjen në tru tek të moshuarit
Autoritetet shëndetësore në SHBA po hetojnë një lidhje të mundshme midis vaksinës së përditësuar të Pfizer-BioNtech për COVID-19 dhe një lloj goditjeje në të rriturit e moshuar.
Megjithatë, Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha se një lidhje e tillë nuk ishte vërejtur në baza të tjera të dhënash ose vende të tjera dhe nuk rekomandon ndonjë ndryshim në praktikat e vaksinimit në këtë kohë.
CDC tha të premten se një nga sistemet e saj të monitorimit të sigurisë së vaksinave, i quajtur Vaccine Safety Datalink (VSD), kishte zbuluar një shqetësim të mundshëm sigurie në të cilin njerëzit e moshës 65 vjeç e lart kishin më shumë gjasa të kishin një goditje ishemike 21 ditë pas marrjes së vaksinës Pfizer, krahasuar me ditët 22 deri në 44.
“Shpesh këto sisteme sigurie zbulojnë sinjale që mund të jenë për shkak të faktorëve të ndryshëm nga vetë vaksina,” tha CDC në një deklaratë.
Një goditje ishemike, e njohur gjithashtu si ishemia e trurit, shkaktohet nga bllokimet në arteriet që çojnë gjakun në tru, shkruan “Euronews”, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












