Bota
Vajzës 2-vjeçare i ngec koka në tualet, prindërit thërrasin zjarrfikësit
Brigada e zjarrfikësve të Munihut, mund ta kujtojë për një kohë të gjatë misionin me të cilin u angazhua në ditën e Krishtlindjeve.
Zjarrfikësit u thirrën për të ndihmuar një vajzë 2-vjeçare, të cilës i kishte ngecur koka në një ulëse tualeti, të cilën, prindërit nuk kishin mundur t’ia nxirrnin nga koka, shkruan “TCH”.
Nuk dihet se si vogëlushja kishte mundur të fuste kokën në ndenjësen plastike të tualetit për fëmijë, por ajo në kishte mbetur e bllokuar, përcjell albinfo.ch.
Prindërit e saj, ishin munduar ta çlironin, por nuk kishin mundur, ndaj edhe iu drejtuan repartit të zjarrfikësve, jo larg nga qendra e qytetit, për t’i ndihmuar.
Atje, zjarrfikësit përdorën një sharrë dore për të ndarë vajzën e vogël nga varësja e saj e pazakontë.
Pasi operacioni përfundoi me sukses, nëna dhe e bija u lanë të lira të ktheheshin në shtëpi, ku të paktën, kishin një histori të pazakontë Krishtlindjesh për të treguar.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?