Kosova
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
Albinfo.ch para pak ditësh ka raportuar për Luiza Durakun, një vajzë e lindur në Haraçinë të Shkupi që jeton dhe vepron në Bruksel.
Në zgjedhjet e fundit lokale në Belgjikë ajo ka fituar numër të madh të votave dhe në bazë të renditjes ka marrë pozicionin e nënkryetares në Komunën e Anderlecht-it.
Luiza është shqiptarja e parë në Komunën e Anderlecht-it që ka marrë një pozitë kaq të lartë.
Por jo vetëm!
Ajo nuk është e vetmja shqiptare, sepse edhe në Komunën Evere gjithashtu të njëjtën pozitë ka marrë edhe Habibe Duraku, e cila është rizgjedhur për herë të dytë në pozitën e nënkryetares në Komunën Evere.
Ajo që e bën të veçantë lajmin është fakti se që të dyja janë nga e njëjta familje, sipas informacioneve jozyrtare janë kushërira dhe politikisht janë të angazhuara në Partinë Socialiste të Belgjikës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?