Shqipëria
Vajzat në Tiranë shfrytëzohen për prostitucion për 50 deri në 150 euro
Policia në operacionin e koduar “Taksi e lirë 2” ka arritur të arrestojë 10 persona, të cilët po merreshin me prostitucion në kryeqytetin shqiptar.
Policia thotë se tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “shfrytëzim prostitucioni”, transmeton albinfo.ch.
Vajzat e moshave të ndryshme, sipas policisë, shfrytëzoheshin në hotele të Tiranës për një çmim që shkonte nga 50 deri në 150 euro.
“Aktiviteti kriminal lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist të shtetasve R.G. dhe G.K., duke bërë të mundur transportimin e vajzave që ushtronin prostitucion në hotele dhe ambiente që njehsohen me to, të tilla si ambienti “Hotel” pranë kryqëzimit të “Tregut elektrik”, në pronësi të shtetasit A.N. Gjatë arrestimeve të bëra, në disa prej ambienteve është gjetur lëndë narkotike e llojit kokainë, të cilat janë sekuestruar. Në këtë operacion janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 2 automjete, 9 aparate telefonike, 1 dozë kokainë si dhe një shumë prej 10.000 lekësh”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane